Privatësia

Përditësuar më: 09 nën 2026

Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale mbledh Perfito, pse, kush i sheh, sa kohë ruhen dhe si i ushtroni të drejtat tuaja. Ajo zbatohet për klientët që mbajnë karta dhe për përdoruesit e bizneseve.

1. Kush është përgjegjës

Për të dhënat e klientëve brenda programit të një biznesi, kontrollues është ai biznes; Perfito sh.p.k i përpunon në emër të tij (shiko “Përpunimi i të dhënave”). Për llogarinë e klientit në portal, për llogaritë e bizneseve dhe për sigurinë e platformës, kontrollues është Perfito sh.p.k.

Për çdo kërkesë për të dhënat tuaja na shkruani në [email protected].

2. Çfarë mbledhim nga klientët

Numrin e telefonit (për të gjetur kartën dhe për kodin e hyrjes); emrin dhe mbiemrin; adresën e email-it; datëlindjen (për dhuratën e ditëlindjes) dhe gjininë, kur i jepni gjatë regjistrimit.

Historikun e kartave: çdo vulë, pikë, shpërblim, korrigjim, me datë, orë, vendndodhjen e biznesit dhe punonjësin që e bëri. Pajisjen ku u shtua karta në Apple ose Google Wallet (një identifikues teknik, jo numri juaj).

Të dhëna teknike për sigurinë: adresa IP dhe koha e hyrjeve në llogari, kodet e dërguara dhe nëse u përdorën.

3. Çfarë mbledhim nga bizneset

Emrin e biznesit, NIPT-in dhe adresën kur jepen, emrin dhe email-in e pronarit dhe të stafit, të dhënat e faturimit dhe veprimet në panel (regjistër auditimi).

4. Pse i përdorim

Për të mbajtur kartën dhe bilancin e saktë; për t’ju dërguar kodin e hyrjes; për të përditësuar kartën në Apple dhe Google Wallet; për t’ju dërguar mesazhe për të cilat keni dhënë pëlqimin; për sigurinë, parandalimin e mashtrimit dhe zgjidhjen e ankesave; për faturimin e bizneseve dhe detyrimet ligjore.

Bazat ligjore janë: ekzekutimi i shërbimit që keni kërkuar (karta dhe llogaria), pëlqimi juaj (mesazhet promocionale dhe dhurata e ditëlindjes), interesi i ligjshëm për sigurinë dhe detyrimet ligjore (p.sh. kontabiliteti).

5. Kush i sheh të dhënat

Çdo biznes sheh vetëm klientët dhe kartat e veta. Bizneset nuk i shohin klientët e njëri-tjetrit. Administratori i platformës mund t’i shohë për mbështetje, siguri dhe zgjidhje problemesh, dhe çdo qasje e tij regjistrohet.

Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat tuaja për reklama.

6. Ofruesit që na ndihmojnë

Strehimi i serverit; dërgimi i mesazheve WhatsApp dhe SMS; dërgimi i email-it; Apple (Apple Wallet) dhe Google (Google Wallet), të cilët marrin të dhënat e shfaqura në kartë (emri, bilanci, kodi QR) kur ju e shtoni kartën në telefon. Secili i përpunon të dhënat vetëm për shërbimin që na ofron.

Disa prej këtyre ofruesve mund t’i përpunojnë të dhënat jashtë Shqipërisë. Në këto raste kërkojmë mbrojtje të barasvlershme sipas ligjit.

7. Sa kohë i ruajmë

Për sa kohë keni një kartë aktive ose llogari. Pas fshirjes së llogarisë ose mbylljes së biznesit, të dhënat personale fshihen ose anonimizohen brenda 30 ditëve. Historiku i transaksioneve mbahet vetëm në formë anonime për statistika dhe kontabilitet. Kopjet rezervë fshihen automatikisht pas 14 ditësh.

8. Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin, fshirjen, kufizimin e përpunimit, transferimin e tyre dhe të kundërshtoni përpunimin. Mund ta tërhiqni pëlqimin për mesazhet në çdo kohë.

Shumicën e këtyre mund t’i bëni vetë nga profili në portal (ndryshimi i të dhënave, fshirja e llogarisë, çregjistrimi nga mesazhet). Për të tjerat na shkruani në [email protected]; përgjigjemi brenda 30 ditëve.

Nëse mendoni se të dhënat tuaja nuk trajtohen si duhet, keni të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

9. Siguria

Lidhjet janë të enkriptuara (HTTPS). Kodet e hyrjes ruhen të hash-uara dhe skadojnë pas 5 minutash. Fjalëkalimet nuk ruhen kurrë në formë të lexueshme. Çdo biznes është i ndarë nga të tjerët në nivel të dhënash, dhe veprimet e rëndësishme regjistrohen.

10. Fëmijët

Shërbimi nuk u drejtohet fëmijëve nën 16 vjeç. Nëse mësojmë se kemi të dhëna të një fëmije pa pëlqimin e prindit, i fshijmë.

11. Ndryshimet

Kur ndryshojmë këtë politikë në mënyrë të rëndësishme, ju njoftojmë në portal ose me mesazh. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye të faqes.

Kontakt

Pyetjet për këtë dokument shkojnë te [email protected].

Apple, Apple Wallet and iPhone are trademarks of Apple Inc., registered in the U.S. and other countries. Google Wallet and Android are trademarks of Google LLC.

Kushtet Privatësia Përpunimi i të dhënave Cookies